Manchester United pranë transferimit të Caicedos

Manchester United është pranë arritjes së marrëveshjes me Indipendiente del Valle për transferimin e Moises Caicedo, raporton Daily Record.

Klubet janë në bisedime dhe janë shumë pranë arritjes marrëveshjes. Djajtë e Kuq do të paguajnë 7 milionë euro për shërbimet e Caicedos.

Problemi i vetëm që po stopon arritjen e marrëveshjes, është kërkesa e Indipendiente që klubi të përfitojë 20% nga shitja e Caicedos, nëse United e shet atë në të ardhmen.

Caicedo është mesfushor defanziv dhe këtë sezon ka shënuar gjashtë gola.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here