Juventus nuk ka hequr akoma dorë nga tentativa për transferimin e sulmuesit të Napolit, Arkadiusz Milik.
Përkundrazi kampionët e Serie A janë më të vendosur se kurrë për të sjellë polakun në Allianz Stadium gjatë muajit janar.
Mirëpo problemi i vetëm qëndron në kërkesën e presidentit De Laurentiis i cili kërkon plot 18 milionë euro për shërbimet e tij.