Juventus me sulmues të ri!

Juventus është shumë pranë arritjes së një goditje mjaft të qëlluar në merkato ku po bëhet gati transferimi i sulmuesit të Napolit, Arkadiusz Milik.

Tashmë ky as nuk konsiderohet si një futbollist i kësaj skuadra nga trajneri Gennaro Gattuso.

Kontrata e tij skadon në fund të këtij sezoni dhe nuk ka asnjë qëllim për të rinovuar atë më tej gjë që detyron klubin napolitan ta shesë atë gjatë janarit.

Napoli po insiston për një shumë prej 18 milionë eurosh mirëpo Zonja e Vjetër është e gatshme të ofrojë 10 milionë euro dhe sulmuesi do të përfitojë diku rreth 4 milionë euro në sezon plus bonuset.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here