Milan ka gati emrin e ri në mesfushë!

Paolo Maldini ka kthyer vëmendjen e tij tashmë ka Premier League për të përforcuar repartin e mesfushës, raporton Calcio Mercato.

Andre-Frank Zambo Anguissa i cili është një mesfushor i skuadrës së Fulham ka rënë në radarët e kuqezinjëve dhe transferimi i tij do të tentohet në muajin janar.

Stefano Pioli duket i vendosur për të shtuar opsionet e tij në mesfushë dhe 25 vjeçari duket zgjidhja ideale për këtë problem të kësaj skuadre.

Anguissa nuk është futbollisti i vetëm që po kërkohet nga Milan pasi Rossonerët gjithashtu janë në garë edhe për Boubakary Soumare të Lille.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here