Oferta prej 100 milionë eurove ka arritur, Lukaku përsëri në Premier League?

Romelu Lukaku mund të rikthehet përsëri në Premier League.

Sipas raportimeve të fundit belgu është i pakënaqur pas eleminimit nga Liga e Kampionëve dhe mund të largohet nga Interi.

Interesim për Lukakun ka shfaqur Manchester City. Pep Guardiola e dëshiron me çdo kusht belgun në skuadër dhe Qytetarët kanë përgatitur një ofertë prej 100 milionë eurove.

Qytetarët i kanë ofruar Lukakut pagë prej 15 milionë euro në sezon, dyfishi i pagës që përfiton te Interi.

Duke pasur parasysh krizën e shkaktuar nga pandemija, Neroaxurët nuk kanë asgjë kundër shitjes së Lukakut.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here