Arsenali në krizë të thellë, Topçinjtë turpërohen nga City

Manchester City ka siguruar një vend në gjysmëfinalet e Carabao Cup pasi ka mundur 4-1 në Emirates Stadium Arsenal-in.

Topçinjtë nuk pësonin të paktën katër gola në një ndeshje të Kupës së Ligës të luajtur në shtëpi që nga nëntori i 1998-ës, kur skuadra drejtohej nga Wenger (0-5 kundër Chelsea-t).

Gabriel Jesus (3′), Mahrez (54′), Foden (59′) dhe Laporte (73′) kanë shënuar për skuadrën e Pep Guardiola-s.

Lacazette (31′) ka qenë autori i golit të vetëm të londinezëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here