Portieri i Atletico Madrid, Jan Oblak është shndërruar në një objektiv të rëndësishëm për Paris Saint Germain për merkaton e janarit, raporton kështu Daily Mail.
27 vjeçari ishte shumë pranë një transferimi tek Chelsea gjatë verës mirëpo Atletico Madrid refuzoi që të ulte klauzolën e tij prej 120 milionë eurosh.
Oblak duket se e mirëpret një largim nga kjo skuadër dhe se PSG është mundësia më e mirë për të fituar trofe të mëdhenj.