Gati bashkëpunimi i rradhës, Juventus me një tjetër transferim nga Barcelona

Juventus mbrëmë u mposht nga Fiorentina me rezultat 0-3 dhe Biankonerët e kanë të qartë se skuadra nuk është në formën e duhur.

Skuadra ka dobësi të shumta dhe njëra nga to është porta. Wojciech Szczesny nuk është në formën e duhur dhe drejtuesit janë të gatshëm të transferojnë një portjer në merkaton e Janarit.

Portali spanjoll Don Balon, raporton se Biankonerët kanë piketuar Neton si njeriun ideal për portën. Neto ka qenë pjesë e Juventusit nga viti 2015 deri në vitin 2017, pa arritur të lërë gjurmë.

Braziliani më pas u transferua te Valencia ku shkëlqeu për dy sezone, ndërsa tani është i pakënaqur te Barcelona dhe dëshiron largimin nga Camp Nou.

Neto bëri disa paraqitje të mira këtë sezon gjatë mungesës së Ter Stegen dhe te Juventusi janë të bindur se braziliani është njeriu i duhur për t’ia besuar portën.

Juventus dhe Barcelona kanë marrëdhënie të shkëlqyeshme dhe marrëveshja pritet të arrihet me lehtësi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here