Inter, dy transferime në mesfushë!

Largimi i Christian Eriksen në janar nga Inter tashmë është çështje e ditur mirëpo tani për Antonio Conte duket se do të lirohet edhe një vend tjetër në mesfushë pasi edhe Marcelo Brozovic mund të lërë fanelën e Interit këtë janar.

Por siç raporton e përditshmja italiane Tuttosport, tashmë emrat e rinj për mesfushën Neroazzure janë bërë gati.

Numri 1 në listën e Contes dihet tashmë që është N’Golo Kante ndërsa një emër tjetër tashmë është lakuar dhe bëhet fjalë për futbollistin e Paris Saint Germain, Leonardo Paredes.

Për të dytin janë duke u zhvilluar bisedime me drejtorin sportiv të PSG, Leonardo dhe pritet arritja e marrëveshjes javëve të ardhshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here