Inter mposht Veronën dhe merr kreun e tabelës në Serie A

Interi ka arkëtuar pikët e plota në udhëtim të Hellas Verona, duke fituar me rezultat 1 – 2.

“Neurazurët” ishin më të mirët në fund, por edhe vendasit zhvilluan ndeshje të bukur duke provuar me anë të kundërsulmeve.

Pavarësisht rasteve gjatë pjesës së parë, asnjëra skuadër nuk ia doli të realizojë në portën kundërshtare.

Ishte ylli argjentinas Lautaro Martinez që zhbllokoi shifrat pas asistimit të Hakimit (52′).

Mirëpo, vendasit u përgjigjen përmes Ilic që barazoi shifrat në minutën e 63-të.

Por, Interi u këndell shpejtë dhe pas gjashtë minutave me anë të Skriniar riktheu epërsinë, gol që doli të jetë i fundit në këtë ndeshje.

Me këtë fitore, Interi tani është lider i përkohshëm në Seria A me 33 pikë, derisa Verona renditët në pozitën e nëntë me 20 pikë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here