PSG vendos, Icardi rikthehet në Serie A por jo tek Inter!

Qysh prej ardhjes tek skuadra e Paris Saint Germain, Mauro Icardi nuk ka bindur asnjëherë plotësisht drejtuesit e skuadrës franceze.

Argjentinasi nuk arritë që të ketë besimin e ish trajnerit Thomas Tuchel dhe tashmë me ardhjen e ndonjë trajneri të ri mundësitë e tij do të jenë akoma më të vogla.

Juventus tashmë është duke e monitoruar situatën e argjentinasit dhe transferimi i tij nuk përjashtohet mirëpo njëherë mund të përdoret opsioni i huazimit pastaj blerja e tij.

Në këtë rast nëse Icardi rikthehet në Serie A atëherë Interi do të përfitojë edhe 15 milionë euro pasi kështu ka qenë marrëveshja kur ai u transferua.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here