Maldini ka gati goditjen: Transferimi i rradhës vjen nga Anglia

Një tjetër goditje ‘low-cost’, por që premton shumë.

Sipas raportimeve të fundit nga Italia, Milan synon transferimin Michael Olise nga Reading.

Olise po shkëlqen këtë sezon duke shënuar katër gola dhe shtatë asistime në Championship.

Francezi ka tërhequr vëmendjen e gjigantëve anglez me paraqitjet e tij, mirëpo Rosonerët synojnë ta rrëmbejnë atë që në Janar.

Olise mund të luaj nga të dy krahët e sulmit, por edhe si mesfushorë ofanziv dhe Maldini e sheh si një përforcim për të ardhmen.

Milan synon ta blejë kartonin e Olise në Janar për 5 milionë euro dhe ta huazojë atë në ndonjë klub të Serie A apo në Serie B.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here