Nuk është Milik, Juventus transferon futbollistin e Napolit

Andrea Pirlo e dëshiron në skuadër, Juventus transferon sulmuesi e Napolit.

Siç raporton portali i njohur spanjoll Todo Fichajes, Juventus synon transferimin e Fernando Llorentes në merkaton e Janarit.

Biankonerët janë në kërkim të një qendërsulmuesi dhe Pirlo ia ka kërkuar drejtuesve transferimin e Fernando Llorentes.

Spanjollit i skadon kontrata me Napolin në fund të sezonit dhe Juventus do të paguaj 2 milionë euro për kartonin e tij në Janar.

Pirlo dhe Llorente kanë qenë bashkëlojtarë te Juventusi për dy vite dhe beson se spanjolli do të jetë zëvendësues ideal i Moratas.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here