Marcelo tek Juventus? Nuk ka mundësi!

Juventus ka kohë që përflitet se është e interesuar për transferimin e Marcelos nga Real Madrid.

Mbrojtësi i majtë përflitej se ishte në kërkim të një ribashkimi me Cristiano Ronaldon mirëpo Calcio Mercato ka raportuar se duke marrë parasysh situatën aktuale nuk ka asnjë mundësi që një transferim i tillë të ndodhë gjatë muajit janar.

Marcelo e ka gjetur veten në stol tek Los Blancos qysh prej ardhjes në skuadrë të Ferland Mendy mirëpo madrilenët kanë deklaruar se largimi i tij nuk është në plan të ndodhë gjatë afatit kalimtar të janarit, duke i këputur të gjitha shpresat kështu skuadrës së Pirlos.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here