Sulmuesi i të ardhmes gati, Marotta dhe Conte transferojnë talentin!

Beppe Marotta dhe Antonio Conte tashmë janë vënë në punë për të arritur transferimin e një talenti që premton shumë për të ardhmen.

Siç raporton ‘Ekipa’, Inter dëshiron që të sigurojë shërbimet e talentit Enej Martesic, një talent i ri slloven i cili është vetëm 16 vjeç dhe vlera e tij në merkato ka arritur në 500,000 euro.

Talenti i ri besohet se do të jetë goditja e parë e Contes në vitin 2021 teksa po kërkohen përforcime të shumta për të përforcuar skuadrën në garën për titull.

Këtë vit Interi garën më të ashpër për titull po e zhvillon me Milanin e Stefano Piolit të cilët janë një pikë para tyre.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here