Maldini ‘pushton’ Anglinë, ylli i Liverpool tek Milan!

Paolo Maldini është shumë pranë zgjidhjes së një problemi disa mujor të skuadrës së Milanit dhe Liverpoolit.

Bëhet fjalë për shërbimet e mbrojtësit turk të skuadrës së Schalkes, Ozan Kabak, i cili tashmë është duke u kërkuar gjithashtu edhe nga skuadra e Liverpoolit.

Por një krizë e tillë mes dy skuadrave mund të zgjidhet me një ofertë shumë interesante nga Liverpool e cila po shqyrtohet nga Paolo Maldini.

Milan është në kërkim të një sulmuesi dhe Jurgen Klopp këtë gjë e di më së miri dhe për këtë arsye i ka ofruar Maldinit shërbimet e Divock Origit, gjë që mund të jetë një marrëveshje mjaft e kënaqshme për skuadrën kuqezi.

Milan aktualisht është në vendin e parë në Serie A me një pikë avantazh mbi Interin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here