E bujshme: Mesut Ozil në Janar tek gjiganti italian

Mesut Ozil pranë transferimit në Serie A!

E përditshmja italiane Tuttosport, raporton se Arsenali ia ka ofruar Juventusit huazimin e Mesut Ozil në Janar.

Juventus ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit e Ozil, ndërsa Topçinjtë janë të gatshëm ta lënë të lirë të largohet pa para, mirëpo një pjesë të pagës së turkut do ta marrin përsipër Biankonerët.

Ozilit i skadon kontrata me Arsenalin në fund të sezonit dhe nuk bën pjesë në planet e Artetas. Turku rrezikon të mos luaj deri në fund të sezonit dhe është i hapur për një transferim te Juventusi.

Pirlo e pëlqen Ozilin dhe beson se do të ishte një përforcim i mirë për skuadrën dhe ka dhënë dritën jeshile që bisedimet të fillojnë.

Juventus gjendet në pozitën e gjashtë në Serie A, me dhjetë pikë më pak se Milani.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here