Rosonerët kanë siguruar përforcimin e parë për merkaton e Janarit.
Sipas së përditshmes italiane Corriere dello Sport, Milan ka arritur marrëveshje personale me mbrojtësin e Strasbourg, Mohamad Simakan.
Rosonerët janë në kërkim të një qendër mbrojtësi për një kohë të gjatë dhe Simakan ishte objektivi i tyre kryesorë për merkaton e Janarit.
Maldini e sheh francezin si një investim afatgjatë, pasiqë Simakan është vetëm 20-vjeç dhe me paraqitjet e tij ka tërhequr vëmendjen e gjigantëve Europian.
Simakan ka rënë dakord që të firmosë kontratë pesë vjeçare me Milanin, ndërsa bisedimet me Strasbourgun pritet të fillojnë së shpejti.
Klubi francez verën e kaluar kërkoi 20 milionë euro, ndërsa tani marrëveshja pritet të arrihet për shifrën e 17 milionë eurove.