Shkëmbim spektakolar: Eriksen në Old Trafford, ylli i United te Inter!

Christian Eriksen është njëri nga lojtarët më të përfolur kohët e fundit. 

Danezi nuk ka arritur ta fitojë vendin e titullarit te Interi dhe Neroaxurët do ta shesin atë në merkaton e Janarit.

Eriksen është i lidhur me disa skuadra, ndërsa Calcio Mercato, raporton se në garë për të është përfshirë edhe Manchester United.

Calcio Mercato, shkruan se Inter dhe United janë duke e konsideruar mundësinë e shkëmbimit Eriksen – van de Beek.

Van de Beek gjithashtu nuk ka arritur të ambientohet te United dhe dëshiron largimin nga Old Trafford.

Holandezi pëlqehet shumë nga Conte dhe bisedimet pritet të fillojnë së shpejti. Përveç Eriksen, Inter do të duhet të paguaj edhe 10-20 milionë euro për kartonin e van de Beek.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here