Locatelli tek Inter, ylli Neroazzur tek Sassuolo!

Në orët e fundit të merkatos tashmë ka dalë në skenë opsioni për transferimin e Manuel Locatellit tek skuadra e Interit ku për këtë gjë po bëhet gati një shkëmbim i famshëm.

Neroazzurët po bëjnë gati shërbimet e Radja Nainggolan për të bindur drejtuesit e Sassuolos që të lënë të lirë Locatellin të largohet gjatë këtij janari.

Marrëdhëniet në mes të drejtorëve sportiv, Carnevalas dhe Marottas së Interit janë të shkëlqyera dhe pritet që një marrëveshje do të jetë lehtë e arritshme.

Mesfushori belg pritet që ti ulë çmimin sado pak Locatellit i cili aktualisht vlerësohet me një çmim prej 40 milionë eurosh, shifër kjo tejet e lartë në krizën ekonomike që ka kapluar klubet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here