Nicolo Rovella hap historik në karrierë, transferohet tek gjiganti i Serie A!

Nicolo Rovella i Genoas është shumë pranë të bëjë hapin më të madh në karrierën e tij.

Talenti po kërkohet nga Juventus, Inter dhe Roma mirëpo mësohet se skuadra favorite për transferimin e tij është ajo e Zonjës së Vjetër.

Juventus në merkaton e janarit do të shikojë kah e ardhmja ku pikërisht Rovella do të jetë objektivi kryesorë i Biankonerëve dhe këtë gjë e konfirmon e përditshmja italiane ‘Gazzeta dello Sport’ e cila raporton se Paratici ka ndërmarrë hapa konkret për transferimin e tij.

Talenti i lindur në vitin 2001 tashmë është një ‘gur i çmuar’ për skuadrën veriore mirëpo Juven nuk e ndal asnjë pengesë në merkato dhe është shumë pranë për të mposhtur konkurecën e Neroazzurëve dhe Giallorosëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here