Barcelona ndalet përsëri, Katalanasit barazojnë me Eibar

Barcelona është e varuar nga Leo Messi! Kapiteni mungoi në ndeshjen e mbrëmjes së sotme kundër Eibarit dhe shokët e tij të ekipit nuk shkuan më shumë se një barazim 1-1 ndaj modestëve të kampionatit spanjoll.

Barca gaboi gjithçka, pasi i kishte mundësitë të merrnin 3 pikët, por nuk ia arritën. Pjesa e parë foli për katalanasit që kishin mundësinë të kalonin ne avantazh me Braithwaite, por sulmuesi humbi penallti. Danezi dërgoi topin në rrjetë në minutën e 35′, por VAR anuloi golin.

Pjesa e dytë nisi me gabim shumë të rëndë nga Barca. Araujo i fali topin Kikes në minutën e 57′ dhe sulmuesi i Eibar mposhti Ter Stegen për 0-1. Dembele barazoi shifrat në 1-1 në minutën e 67′. Francezi me një gjuajtje të fortë shkundi rrjetën. Barca nuk arriti të merrte 3 pikët dhe ndalet në një moment që nuk duhej, pasi mund të krijojë më shumë shkëputje me Atleticon dhe Realin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here