Ozil tek Juve në janar? Merret vendimi zyrtar!

Mesuz Ozil që disa ditë po përflitet që do largohet nga Arsenal për një transferim surprizë tek kampioni i Serie A, Juventus.

Por mesa duket të gjitha këto mbetën vetëm dëshira të mediave në Itali pasi njoftohet që Juventusi nuk është duke zhvilluar bisedime për të sjellur turku-gjermanin në Torino.

Raportimet nga Italia supozonin që javën e ardhshme mesfushori i Arsenalit do të largohej nga skuadra londineze për tu transferuar tek gjigantët italianë gjatë janarit.

Ozil do të largohet nga Emirates Stadium mirëpo transferimi tek Juve gjatë janarit duket i pamundur të ndodhë shkaku i problemeve financiare dhe gjëja më e mirë që mund të ndodhë në këto negociata është transferimi i tij gjatë verës me parametra 0.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here