Pas nëntë titujve rradhazi në Serie A, Juventus këtë vit me Andrea Pirlon synon titullin e dhjetë rradhazi.
Sipas anketës së realizuar nga ItalSportPress, në të cilën kanë marrë pjesë 16 trajnerë të Serie A, titulli nuk do t’i takojë Juventusit.
11-trajnerë të Serie A besojnë se titullin këtë vit do ta fitojë Interi. Nga një votë e kanë marrë Milan dhe Juventus, ndërsa Ranieri, Mihajlovic dhe Prandelli nuk e kanë zbuluar publikisht se kush është favoriti sipas tyre.
Për Milanin ka votuar trajneri i Crotones, Giovanni Stroppa. Për Zonjën e Vjetër ka votuar trajneri i Spezias, Vincenzo Italiano.
Për Interin kanë votuar Juric, Goti, Gattusso, vëllezërit Inzaghi, Gasperini, Di Francesco, De Zerbi, Pioli dhe Giampaolo.
Se a do ta fitojë Conte titullin me Interin mbetet ta shohim vitin e ardhshëm.