Topçinjtë tashmë duket se i kanë vënë syrin ish futbollisti të Tottenhamit.
Mesfushori i Interit, Christian Eriksen duket se është shndërruar në një objektiv të rëndësishëm për skuadrën e Arsenalit gjatë muajit janar.
Topçinjtë e kanë identifikuar 28 vjeçarin si një objektiv të rëndësishëm pasi ky i fundit nuk po kalon kohëra të mira tek Inter mirëpo për transferimin e tij njëherë duket të arrihet largimi i mesfushorit Mesut Ozil.
Paris Saint Germain është përmendur si skuadra më favorite për të siguruar shërbimet e danezit, me Interin që është e gatshme të shesë shërbimet e tij gjatë këtij janari nëse vjen oferta e duhur.