Sergio Ramos ka qenë temë e nxehtë tash e disa javë pasi largimi i tij duket i paevitueshëm dhe tashmë spanjolli ka bërë zgjedhjen e tij në mes të Juventusit dhe PSG.
Siç raporton e përditshmja spanjolle Todofichajes, spanjolli ka pranuar një ofertë faraonike nga kampionët e Francës duke refuzuar kështu një ofertë të ardhur nga Los Blancos.
Oferta nga PSG pritet të jetë 3 vjeçare dhe me një pagë shumë më të lartë se tek Real Madrid ku aktualisht paguhet 12 milionë euro për sezon.
Skuadra si Juventusi duket se në këtë garë do ta kenë të vështirë konkurencën, shkaku i pamundësive financiare në këtë periudhë.