Pirlo ka gati emrin e ri në sulm!

Ditët e merkatos së janarit po afrohen dhe qysh tani është ndezuar gara në merkato se kush do të sigurojë blerjet e para.

Fernando Llorente ka disa javë që po përflitet se mund të transferohet tek skuadra e Andrea Pirlos por tani në skenë kanë hyrë disa emra të rinj.

Siç raportohet nga ‘Corrirere dello Sport’, Leonardo Pavoletti ka mundësi që këtë janar të transferohet tek Zonja e Vjetër mirëpo gjithçka deri më tani mbetet vetëm një dëshirë pasi nuk ka akoma asgjë konkrete.

Ndërkohë po bëhen gati edhe dy largime nga Torino ku Federico Bernardeschi mund të largohet dhe Sami Khedira i cili po kërkohet nga e Everton.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here