Manchester United e interesuar për Kounde!

Djajtë e Kuq është vënë në ndjekje të yllit të Sevillas.

Mbrojtësi i Sevillas, Jules Kounde është shndërruar në një objektiv në merkato për Manchester United, raporton Mundo Deportivo.

Manchester City dështoi të arrinte një transferim të tij për një shifër prej 55 milionë eurosh gjatë verës së shkuar dhe pikërisht ku dështuan rivalët e saj të qytetit aty United po kërkon të triumfojë.

Sevilla nga ana tjetër nuk ka ndonjë qëllim për shitjen e tij mirëpo nëse në drejtim të tyre vjen ndonjë ofertë prej 80 milionë eurosh atëherë kjo gjë nuk do refuzohet nga drejtuesit e skuadrës.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here