E bujshme, Milan transferon futbollistin e Liverpoolit

Te Milani kanë filluar të punojnë për merkaton e janarit dhe Rosonerët kanë në shënjestër disa lojtarë.

Maldini dhe Massara janë në kërkim të një qendërmbrojtësi dhe një qendërsulmuesi që do ta zëvendësojë Ibrahimovicin.

Ibrahimovic ka patur probleme me lëndimet së fundmi dhe Milan do të transferojë një qendërsulmues këtë merkato.

Sipas raportimeve të fundit nga Italia, Milani mund të transferojë sulmuesin e Liverpoolit, Divock Origi.

Belgu ka luajtur vetëm në tri ndeshje këtë sezon dhe mund të largohet nga Anfield, ndërsa interesim për të ka shfaqur edhe Interi.

Vlera e Origit është rreth 15 milionë euro, ndërsa Rosonerët shpresojnë të arrijnë marrëveshje me Liverpoolin për një shifër më të ulët.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here