Kaos në Serie A, gjiganti italian në krizë të thellë!

Pandemia ka lënë padyshim gjurmë të thella edhe në botën e futbollit ku një gjë të tillë tashmë po e paguan shtrenjtë skuadra e Interit.

Në pamundësi për të investuar shumë në merkato tashmë në skenë ka dalë edhe opsioni i shitjes së skuadrës nga Steven Zhang, pasi familja Zhang nuk mund tja dalë e vetme në këtë situatë dhe është në kërkim të partnerëve.

Një gjë është e qartë tashmë, stabiliteti që kishin kinezët në 2016 kur erdhën këtu tashmë është zhdukur dhe priten reforma të dhimbshme në skuadër nëse Zhang do të qëndrojnë akoma.

Opsioni më i mundshëm pritet që të jetë ai i reduktimit të pagave të futbollistëve dhe të stafit të Interit mirëpo për tu arritur një gjë e tillë duhet që të kenë një marrëveshje në mes vete.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here