Mohamed Salah tek Juventus, ylli i Biankonerëve tek Liverpool!

E kush do e mendonte që pas disa muajsh të një sezoni fantastik Mohamed Salah do ta shihte veten shumë larg nga Anfield Road.

Përkundër faktit që është pjesë e një prej skuadrave më të mira në botë egjiptiani ka filluar që të ndihet i palumtur nën rradhët e Jurgen Klopp dhe aventura e re për të tashmë është gati.

Në mediat italiane ka dalë lajmi për një shkëmbim të bujshëm në mes të Paolo Dybalas dhe Mohamed Salah.

Për Dybalan nga ana tjetër ky transferim do të ishte një frymëmarrje e re pasi nën urdhërat e Pirlos është duke kaluar në një periudhë krize dhe nuk dëshiron më që të jetë nën hijen e trajnerit të ri.

Liverpool duket shpëtim për karrierën e tij dhe gjithçka ka mbetur për tu diskutuar tashmë nga përfaqësuesit e dy skuadrave mirëpo dëshira nuk mungon nga të dy palët.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here