Romelu Lukaku vazhdon që të jetë një protagonist si brenda por gjithashtu edhe jashtë fushës së futbollit pasi në merkato tashmë ka marrë një vëmendje të madhe.
Siç raporton e përditshmja gjermane Bild, Pep Guardiola po kërkon Harry Kane pas largimit të Sergio Agueros i cili pritet që të transferohet tek skuadra e Antonio Contes gjatë këtij muaji ose verës së ardhshme.
Është pikërisht ky fakt që ka bërë Tottenhamin të mendojnë për transferimin e sulmuesit belg i cili më nuk është zgjedhja e parë për Conten dhe pas ardhjes së Agueros gjërat do bëhen akoma më të komplikuara për të.
Skuadra e Tottenham nuk dëshiron që të privohet nga shërbimet e Harry Kane mirëpo nëse një gjë e tillë ndodhë atëherë transferimi i Lukakut do të ishte primar pasi do kishte edhe mundësitë financiare për një gjë të tillë.