Lazio transferon yllin e Manchester City!

Është përsëri skuadra e Igli Tares që ka gati surprizën e këndshme për futbollin italian në merkaton e janarit.

Siç raporton e përditshmja italiane, Corriere dello Sport, Lazio është duke bërë gati një ofertë për mbrojtësin e majtë të Manchester City, Oleksandr Zinchenko.

Gjiganti i Serie A është i vendosur për të sjellur gjatë këtij muaji një mbrojtës të majtë në skuadër në vend të Senad Lulic i cili është akoma duke u rikuperuar nga lëndimi.

Njëherë është duke u planifikuar një huazim i ukrainasit pastaj Lazio do të ketë të drejtë blereje të kartonit të tij për një shifër prej 20 milionë eurosh.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here