Juventus nuk është në rrugën e duhur këtë sezon. Biankonerët kanë grumbulluar 24 pikë në 13 ndeshje të luajtura në Serie A dhe gjenden në pozitën e gjashtë.
Biankonerët nuk kanë shfaqur lojë të bukur në pjesën e parë të sezonit dhe janë të vetëdijshëm se skuadra ka nevojë për përforcime.
E përditshmja Tuttosport, e cila njihet për afërsinë me Juventusin, raporton se Zonja e Vjetër ka siguruar goditjen e parë për merkaton e janarit.
Bëhet fjalë për mesfushorin e Genoas, Nicolo Rovella. 19-vjeçari po shkëlqen këtë sezon dhe me paraqitjet e tij ka tërhequr vëmendjen e Andrea Pirlos.
Tuttosport, shkruan se Juventus dhe Genoa kanë arritur marrëveshje për transferimin e Rovellas për shifrën e 5 miliona eurove.
Rovella do të firmos kontratë katër vjeçare me Biankonerët, ndërsa zyrtarizimi do të bëhet të hënën.