Reali e nis vitin me fitore, Los Blancos fitojnë ndaj Celta Vigos

Real Madridi ka fituar me rezultat 2-0 si nikoqir ndaj Celta Vigos në ndeshjen e vlefshme për gjiron e 17-të në La Liga.

Ekipi i Zinedine Zidane i është kthyer fitores në kampionat dhe tri pikët e fituara e kanë rikthyer në krye të tabelës në La Liga me një pikë më tepër Atletico Madrid.

Pjesa e parë e takimit ishte thuajse e barabartë nga të dyja skuadrat, por vetëm vendasit gjetën golin.

Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e gjashtë dhe ishte Lucas Vazuqez, i cili shënoi për 1-0 pas asistimit të Marco Asensios.

Në pjesën e dytë, Reali ishte më i mirë dhe arriti të shënojë edhe një gol tjetër dhe të sigurojë fitoren.

Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 53-të nga Asensio, i cili shënoi për 2-0 dhe ky doli të ishte rezultati përfundimtar i takimit.

Pas kësaj fitore, Real Madridi e sheh veten në pozitën e parë me 36 pikë në vendin e parë, ndërsa Celta Vigo zë vendin e tetë me 23 pikë.

Në ndeshjen e radhës, Los Blancos udhëtojnë te Osasuna, ndërsa Celta e pret Villarrealin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here