Formacionet zyrtare: WBA – Arsenal

West Bromwich Albion dhe Arsenali kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në Ligën Premier.

Topçinjtë janë mysafir të WBA-së në takimin e vlefshëm për gjiron e 17-të, takim që zhvillohet në stadiumin The Hawthorns me fillim nga ora 21:00.

Ekipi i Mikel Artetas vjen nga dy fitore radhazi dhe synon të tretën për tu ngjitur edhe më lartë në tabelë pas një fillimi të tmerrshëm të sezonit.

Trajnerët e të dyja skuadrat kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme, ku te Arsenali nga minuta e parë luan Granit Xhaka.

WBA: Johnstone; Furlong, Ajayi, O’Shea, Ivanovic, Sawyers; Pereira, Phillips, Gallagher, Diagana; Robinson 

ArsenalLeno; Bellerin, Holding, Mari, Tierney; Xhaka, Ceballos; Saka, Smith Rowe, Aubameyang; Lacazette;

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here