Milan transferon ish yllin e Interit!

Që ky vit që sapo filluar do të jetë shumë i zjarrtë na konfirmon edhe ky lajm që Milan është duke tentuar seriozisht që të transferojë sulmuesin e Paris Saint Germain, Mauro Icardi.

Një ndihmë në sulm për Ibrahimovic do të ishte e mirëpritur pasi për sezonin e ardhshëm Rossonerët kanë shumë shpresë që do të marrin pjesë në Champions League.

Mediat në Itali tashmë e kanë piketuar Mauro Icardin si përforcimin e mundshëm për sulmin e kuqezinjëve i cili nuk e ka përjashtuar asnjëherë këtë mundësi.

Një sezon që mund të thuhet edhe i dështuar deri më tani ka bërë që vlera e argjentinasit të bjerë ndjeshëm dhe kjo do të thotë shumë për Milanin, skuadër e cila mund ta transferojë atë për një shifër të ulët.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here