Pirlo ‘i uritur’, transferon yllin e PSG!

Duket se ardhja e Mauricio Pochettinos në krye të PSG është mundësia ideaëe për skuadrën e Andrea Pirlos që të përforcojë rradhët e saj me futbollistë të skuadrës franceze të cilët më nuk janë në planet e argjentinasit.

Njëri prej futbollistëve që mund të shitet është mbrojtësi gjerman, Thilo Kehrer i cili mund të luajë edhe në krahun e djathtë të mbrojtjes dhe PSG janë të gatshëm për shitjen e tij.

Giorgio Chiellini i cili ka luajtur shumë pak dhe Merih Demiral ka vuajtur nga dëmtimet kanë bërë që Pirlo të kthejë syt kah merkato dhe duket se Kehrer do të jetë kura për të gjitha problemet e tij.

Një lëvizje për të pritet që të ndodhë gjatë muajit qershor pasi në janar mundësitë e blerjes së tij janë të pakta pasi edhe vetë skuadra pariziene tashmë është duke u përshtatur me trajnerin e ri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here