Sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez është njëri nga lojtarët më të përfolur saher që hapet merkato.
Falë paraqitjeve te Interi, argjentinasi ka përfunduar në shënjestrën e Barcelonës, Manchester Cityt dhe Real Madridit.
Antonio Conte është i vetëdijshëm se do ta humbasë Lautaron në fund të sezonit.
Don Balon, shkruan se sipas Contes Lautaro do ta vazhdojë karrierën te Manchester City.
Edhe pse Barcelona ishte favorite, Katalanasit nuk janë në gjendje të mirë financiare dhe transferimi i Lautaros është pothuajse i pamundshëm.
City është gati të plotësojë kërkesat e Interit dhe Lautaro sipas të gjitha gjasave në verë do ta vesh fanellën e Qytetarëve.