Milik, Giroud, Llorente apo Pelle? – Pirlo ka zgjedhur sulmuesin e tij të ri

Juventus mbrëmë e mposhti Udinesen me rezultat të thellë 4-1. 

Biankonerët nuk e kanë nisur në mënyrën më të mirë sezonin e ri dhe renditen në pozitën e pestë në Serie A.

Andrea Pirlo ka kërkuar përforcime dhe njëri nga futbollistët që e dëshiron në skuadër është Olivier Giroud.

Francezit i skadon kontrata në fund të sezonit dhe Zonja e Vjetër mund të sigurojë shërbimet e tij për një shifër simbolike prej 2 miliona eurove.

Bisedimet pritet të fillojnë ditët në vijim dhe Giroud mund ta shohim së shpejti me fanellën e Juventusit.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here