Nuk ka më dilemë: Mauro Icardi rikthehet në Serie A

Sulmuesi i PSG, Mauro Icardi është i lidhur me një rikthim të mundshëm në Itali.

Argjentinasi ka luajtuar vetëm 353 minuta me Parisienët këtë sezon dhe dëshiron largimin nga Parisi.

Icardi nuk bën pjesë në planet e Mauricio Pochettinos. Kuota e kompanive të basteve për transferimin e Icardit te Milani ka rënë në 5,00.

Rosonerët janë në kërkim të pasuesit të Ibrahimovic dhe Icardi shihet si sulmuesi ideal.

Icardi dhe Wanda Nara janë të hapur për një transferim te Milani, pasiqë dëshirojnë të jetojnë në Milano.

Icardi ka kontratë me PSG deri në vitin 2024, ndërsa Milan do të duhet të paguaj më së paku 40 milionë euro për të siguruar shërbimet e tij.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here