As Inter as Milan, Papu Gomez lë Atalantan por jo Serie A!

Papu Gomez padyshim është futbollisti më i përfolur në Serie A sa i përket merkatos së janarit pasi shumë skuadra të mëdha janë vënë në ndjekje të tij.

Pakënaqësitë mes tij dhe trajnerit Gasperini duket se tashmë kanë arritur kulminacionin që do shkaktojnë transferimin e tij.

Argjentinasi përflitej shumë se do të transferohej tek Milan ose tek Interi mirëpo një gjë e tillë mbeti vetëm një dëshirë pasi Juventusi është skuadra favorite për të siguruar shërbimet e tij.

Pirlo synon shitjen e Federico Bernardeschit tek skuadra gjermane e Hertha Berlin dhe pas këtij transferimi Papu Gomez do të ketë rrugën e hapur për tju bashkuar Zonjës së Vjetër, transferim ky që pritet të ndodhë gjatë janarit.

Deri më tash ai ka marrë pjesë në 252 ndeshje me skuadrën nga Bergamo duke shënuar 59 gola dhe duke asistuar plot 71 herë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here