Donnarumma nuk rinovon, gjiganti i Serie A ‘pret tek dera’!

Nëse Gianluigi Donnarumma nuk do të rinovojë me skuadrën e Milanit atëherë Juventus do të jetë në pole position për të siguruar shërbimet e tij, thuhet kështu në një raport nga Calcio Mercato.

Kontrata e Donnarummas është një temë kryesore tash e sa muaj dhe gjithçka ka ngecur shkaku i kërkesës së portierit për një pagë më të madhe, gjë që Rossonerët nuk janë në gjendje tja ofrojnë tani.

Plani i italianit është që të rinovojë edhe për 4 sezone të tjera kundrejt një page prej 8 milionë eurosh në sezon.

Lajmin për interesimin e Juventusit e konfirmoi vetë agjenti i Donnarumas i cili deklaroi për Calcio Mercato:”Nëse Donnarumma nuk rinovon atëherë Juventus është jo një por dy hapa para që ta transferojë atë me parametra 0”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here