Milan-Juventus, rivalitet i paparë më herët në merkato!

Merkatoja sapo ka filluar dhe rivaliteti në mes të Milanit dhe Juventusit ka arritur nivelin më të lartë në vitet e fundit ku shumë futbollistë të njohur europian po kërkohen nga dy gjigantët e Serie A.

Njëri ndër emrat që më shumti është i dëshiruar nga të dy palët është i atij të mesfushorit të Real Madrid, Isco.

Spanjolli është i gatshëm për një largim nga Real Madrid gjatë merkatos së janarit dhe problemi i vetëm për transferimin e tij mbetet paga e lartë e tij prej 6,5 milionë eurosh në sezon.

Por lista nuk përfundon këtu pasi ka futbollistë të tjerë me emër si psh Memphis Depay i cili kërkohet gjithashtu edhe nga Barcelona.

Pastaj Papu Gomez i Atalantas, Rodrigo De Paul i Udineses dhe lista përfundon me talentin e skuadrës së Veronas, Matteo Lovato.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here