Giroud në listën e Juventusit!

Olivier Giroud po kërkon largimin nga Chelsea për shkak të pamundësisë që të jetë pjesë e formacionit të Frank Lampard në mënyrë të rregullt.

Në këtë mënyrë sulmuesi francez tashmë ka përfunduar në listën e dëshirave të skuadrës së Juventusit, siç raporton Sky Sports.

Biankonerët janë vënë në ndjekje të tij dhe në rast se dështon transferimi i sulmuesit të Napolit, Arkadiusz Milik atëherë e gjithë vëmendja e Zonjës së Vjetër do të kthehet kah ai.

Giroud ka një kontratë në Stamford Bridge që skadon në këtë verë dhe tashmë është duke kaluar në një formë të jashtëzakonshme ku në 8 ndeshjet e fundit ka shënuar 8 herë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here