Ozil lë Arsenalin, super ofertë nga Serie A!

Mesut Ozil është duke kaluar ditët e fundit tek skuadra e Arsenalit pasi e ardhmja e tij pritet që të jetë tek Juventusi e cila po bën gati një ofertë të parezistueshme.

Gjermani po kalon një periudhë shumë të vështirë nën urdhërat e Mikel Artetas dhe të vetmen rrugëdalje e ka të largohet nga Emirates Stadium dhe këtë gjë më së miri e kanë nuhatur Biankonerët.

Për Pirlon Ozil është pikërisht përforcimi që nevojitet pasi ardhja e tij do ti japë një marsh më shumë sulmit të skuadrës e pikërisht Ronaldos i cili kur luante me të tek Real Madrid ishte shndërruar në një makinë golash.

Më herët për të kishte ardhur edhe një ofertë nga MLS mirëpo transferimi i tij në SHBA duket akoma herët që të ndodhë pasi ka shumë për të dhuruar në nivelet më të larta të futbollit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here