Messi me dy gola, Barcelona mposht Bilbaon në transfertë

Barcelona ka mposhtur 3-1 me përmbysje Athletic Bilbao-n.

Katalanasit janë ngjitur në vendin e tretë të La Liga-s dhe kanë shkuar pesë pikë larg Real Madrid-it të vendit të dytë dhe shtatë pikë larg kryesuesve të Atletico Madrid, që kanë dy ndeshje më pak.

Protagonisti i ndeshjes ka qenë Leo Messi, autor i një dygolëshi.

Goli tjetër i Barçës është shënuar nga talenti Pedri, i cili është bërë lojtari më i ri (18 vjeç e 42 ditë) që shënon dhe jep një asist në një ndeshje të kampionatit të luajtur në San Mames.

Golat e vendasve janë shënuar nga Willimas (3′) dhe Muniain (90′), me këtë të fundit që ka përfituar nga një gabim i rrallë nga Leo Messi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here