Çështja Dybala, argjentinasi tek gjiganti europian!

Paolo Dybala do të gjejë një zgjidhje në merkaton e ardhshme dhe sipas shumë mundësive do të transferohet tek skuadra e Real Madrid, të paktën kështu raportojnë mediat spanjolle.

Siç raporton Don Diario, Paolo Dybala i ka ofruar vetë shërbimet e tij tek presidenti i Real Madrid, Florentino Perez i cili nuk kërkon që ta humbasë këtë mundësi.

Argjentinasi i cili erdhi tek Zonja e Vjetër në vitin 2015 nga Palermo tashmë nuk po gjen hapësirë tek skuadra e Andrea Pirlos dhe largimi duket zgjidhja e vetme për të.

Los Blancos mund ta bëjnë më të lehtë transferimin e tij nëse Isco largohet gjatë verës ose këtë janar pasi Dybala nuk është objektivi i vetëm i Perez pasi po kërkohet gjithashtu transferimi i Erling Haaland dhe Kylian Mbappe.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here