Pioli dhe Maldini koordinohen, transferim në mesfushë!

Stefano Pioli dhe Paolo Maldini kanë arritur të gjejnë një emër të përbashkët në mesfushë dhe tashmë pritet të fillojë sulmi për transferimin e tij në San Siro.

Bëhet fjalë për Ryan Sessegnon i cili gjatë një interviste për PianetaMilan.it deklaroi hapur që Milani i pëlqen shumë si skuadër.

Futbollisti u ble 27 milionë euro nga skuadra e Tottenham Hotspur por në 2019 dështoi që të zërë një vend në skuadrën e Jose Mourinhos dhe aktualisht është i huazuar tek skuadra gjermane e Hoffenheim.

Për Maldinin tashmë gjithçka është e qartë, kartoni i mesfushorit anglez është shumë lehtë i arritshëm dhe e vetmja gjë që nuk është akoma e qartë është nëse ai do transferohet në merkaton e janarit ose gjatë verës.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here