Inter është në kërkim të një zëvëndësuesi për Romelu Lukaku dhe mesa duket tashmë gjiganti i Serie A ka gati emrin e ri për sulmin e saj.
Bëhet fjalë për sulmuesin e Lazios, Felipe Caicedo, pasi skuadra nga kryeqyteti është shprehur e gatshme të dëgjojë ofertat për blerjen e tij.
Ekuadoriani duket se është në kërkim të një skuadre të re për shkak të minutave të paktë nën urdhërat e Simone Inzaghit edhe pse gjithmonë kur kishte nevojë skuadra për të kishte qenë aktiv me gola.
Vlera e tij përllogaritet dikut tek 8/9 milionë eurot dhe Neroazzurët po mendojnë për një lëvizje për të.